Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 12:27

Tiranë, 2025 – Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Location 2”, duke zbuluar një apartament të përshtatur si call center, ku mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes, u arrestua organizatori i aktivitetit të paligjshëm, ndërsa pesë persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Në pranga përfundoi shtetasi L. Xh., 37 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim R. M., 37 vjeç, i cili kishte marrë me qira apartamentin në rrugën “Panorama” për këtë aktivitet. Pesë operatorët e kapur në flagrancë, të identifikuar si D. O., 19 vjeç, J. B., 20 vjeç, R. L., 26 vjeç, J. D., 24 vjeçe dhe E. N., 34 vjeçe, po procedohen penalisht.

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale. Hetimet mbi këtë rrjet mashtrimi kishin zgjatur dy muaj, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë. Policia po vijon punën për kapjen e 37-vjeçarit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit