Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 13:00

Carlo Ancelotti ka dëshmuar sot në gjyqin ku akuzohet për dy vepra penale të tij kundër Thesarit Spanjoll. Trajneri italian i Real Madridit ka deklaruar se kurrë nuk kishte menduar të mashtronte dhe se çështjet fiskale i menaxhonin këshilltarët e tij. "Për mua, gjithçka ishte në rregull", – ka thënë ai.

Gjykata Provinciale e Madridit ka nisur këtë të mërkurë gjyqin ndaj Ancelottit, për të cilin prokuroria kërkon 4 vite e 9 muaj burg, duke e akuzuar për evazion fiskal në vlerën e mbi një milion eurove.

Ancelotti, en el banquillo

Në veçanti, trajneri italian akuzohet se ka mashtruar shtetin spanjoll me 1.062.079 euro në total në vitet fiskale 2014 (386.361 euro) dhe 2015 (675.718 euro), gjatë periudhës së tij të parë si trajner i Real Madridit.

I pyetur për të ardhurat nga të drejtat e imazhit të tij, të cilat ia kishte dhënë Real Madridit, Ancelotti është shprehur: "Më interesonte vetëm të merrja 6 milionë euro neto për tri vite dhe kurrë nuk e kuptova se diçka nuk ishte në rregull. Nuk kam marrë asnjë komunikim se prokuroria po më hetonte.

Kur Real Madridi ma propozoi këtë marrëveshje, në lidhje me të drejtat e imazhit, u konsultova me këshilltarin tim në Angli dhe më pas nuk u mora më me këtë çështje, sepse për mua gjithçka dukej e rregullt. Nuk mendova se mund të ishte mashtrim, por nëse jam këtu sot, ndoshta gjërat nuk kanë qenë aq të sakta".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit