Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 19:29

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të pyllit me pisha në fshatin Veterrik, Njësia Administrative Velabisht. Banorët e zonës njoftuan menjëherë për flakët, ndërsa në vendngjarje mbërritën shpejt forcat zjarrfikëse me dy mjete përkatëse.

Gjithashtu pas ndërhyrjes në kohë, flakët u vunë nën kontroll duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Sipas burimeve zyrtare nga shërbimi zjarrfikës, bëhet e ditur se janë djegur rreth 300 metra katrorë pyll me pisha.

Gjithashtu autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e plota.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit