Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 18:35

Një mesazh që po shpërndahet në aplikacionin e komunikimit WhatsApp, vjedh menjëherë llogarinë nëse klikohet.

Mesazhi vjen me tekst në gjuhën shqipe, por dërgohet edhe në gjuhë të tjera, dhe u kërkon përdoruesve të klikojnë në një lin për të votuar në një sondazh.

Edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka paralajmëruar se ky mesazh nuk duhet klikuar.

“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin WhatsApp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, njofton AKSK.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit