Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 07:40

Aksident tragjik në autostradën Milot-Morinë – Humbin jetën dy persona

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur rreth orës 23:35, më 1 prill 2025, në autostradën Milot-Morinë, ku një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., 50 vjeç, nga Tirana, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta.

Si pasojë e daljes nga rruga, kanë humbur jetën në vend drejtuesi i automjetit A. K. dhe pasagjeri F. Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /noa.al

Foto arkivi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit