Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 18:10

Korçë: 65-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi u përplas nga makinë në Bulgarec – drejtuesi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40 të së shtunës, në aksin rrugor “Maliq–Korçë”, në fshatin Bulgarec, raporton noa.al.

Një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një këmbësore, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, me qëllim kapjen dhe vënien përpara drejtësisë, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /noa.al

UPDATE:

Humbi jetën gruaja që u përfshi në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë

Foto arkiv

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit