Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 19:00

Korçë: 65-vjeçarja humbi jetën pas aksidentit në Bulgarec – identifikohet dhe shpallet në kërkim 27-vjeçari që u largua nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Bulgarec, ku një 65-vjeçare, këmbësore, u përplas nga një automjet që më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas ndjekjes intensive dhe verifikimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe analizës së kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit. Ai është shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.

Viktima, shtetasja S. Q., 65 vjeçe, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Vijojnë veprimet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit