
14:07 | Gjendet e pajetë në garazhin e banesës 53-vjeçarja. Çfarë dyshohet
- 14:02 | ‘E godita dy herë, nuk bërtiti shumë’! Mark Antony Samson tregon momentin e vr’asjes së Ilarias
- 13:54 | Arrestohet në Morinë 48-vjeçari i shpallur në kërkim
- 13:44 | Kryemadhi: Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të një gruaje!
- 13:28 | Shfrytëzuan të miturin në TikTok për klikime/ Gjykata dënon me burg babanë dhe gjyshen e tij
- 13:22 | Deputetët nuk betohen! Dështon seanca konstituive në Kosovë
- 13:21 | Universiteti ‘La Sapienza’ nderon Ilaria Sulën
- 13:17 | Kryemadhi për divorcin: Nuk ka pse të kem seancë pajtimi kur dikush do të ndërpresë marrëdhënien
- 13:00 | Betimi si deputet/ Albin Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit
- 12:41 | U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami!
Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 15 Prill 2025
- ‘Dil njëherë o moj faqe…’! Nuk ndalet Joz Marku. Shfaqet me shoqërinë pasi goditi Gjestin dhe thumbon sërish. Video
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e martë 15 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, e martë 15 prill 2025: A do të jeni mes shenjave të fatlume? Zbuloni cilat janë!
- Jozi ndërmerr një tjetër veprim pas incidentit me Gjestin
- Branko: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë të kujdesshme këtë 15 prill
- Susan Miller: Ja 3 shenjat që i ndrit dita, por edhe 3 që kanë telashe këtë 15 prill
- Tmerr në Itali! Kosovari del nga burgu, rrëmben shqiptaren në rrugë dhe e përd'hunon për orë të tëra!
- Jozi ndërmerr një tjetër veprim pas incidentit me Gjestin
- I zuri pritë bashkëshortit dhe e qëlluan me armë me të dashurin, arrestohet Melisa Hoxhallari në Fier
-
‘Dil njëherë o moj faqe…’! Nuk ndalet Joz Marku. Shfaqet me shoqërinë pasi goditi Gjestin dhe thumbon sërish. Video
-
Jozi ndërmerr një tjetër veprim pas incidentit me Gjestin
-
VIDEO/ Kozaku reagon ashpër ndaj Gjestit: “Të ka ra m’shpullë e del e qesh, o…”
-
Jozi ndërmerr një tjetër veprim pas incidentit me Gjestin
-
Ish-presidenti Bamir Topi komenton shuplakën ndaj Gjestit: Shërbimet sekrete po i fryjnë përçarjes me profile të rreme!
-
Efi Dhedhes ‘çel’ sezonin veror! Mahnit me paraqitjen e saj të mrekullueshme në breg të detit
-
Pasi nuk preku dot finalen e madhe, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit!
-
Intervistë me Eglin: Ja plani im me Gjestin pasi të dal të shtunën
-
‘Të dua, ta ha zemrën’! Momente romantike mes Eglit dhe Gjestit, çifti shkëmben puthje me njëri-tjetrin!
-
Prag finale BBVIP, Rozana Radi: Gerta Gixhari më ka shastis, sa e paaftë që është!
-
Momenti më i vështirë i Gjesti në “Big Brother VIP” – “Humba shikimin… nuk mund të flisja”
-
Olsi Bylyku reagon pasi Jozi goditi Gjestin: Kjo ishte “shpullë mediatike”
-
Gjesti zbulon të ardhmen me Eglin
-
Kë do nxirrje jashtë që në momentin e parë dhe me kë do pije kafe? Ja si përgjigjet Laert Vasili
-
Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
-
Deklarata publike e familjes së Gjestit pasi djali i tyre u godit nga Jozi: Dhimbja që ndjejmë është e madhe
-
“Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
-
Katër finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin e Madh më 19 prill
-
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
-
Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
-
La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4

TIRANA- Në Gjykatën Administrative të Apelit ka mbërritur një stok prej 24 mijë dosjesh që presin me të paditur institucionet shtetërore. Aktualisht po gjykohen dosjet e vitit 2018. Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë për një tjetër paditës, duke kërkuar gjykim brenda afateve.
Bëhet fjalë për padinë e Dëshmitarëve të Jehovait, të cilët kishin kërkuar pranë institucioneve përkatëse të regjistrohen si komunitet fetar. Në pritje të kësaj kërkese, ata kërkuan ndërhyrjen e gjyqësorit për të urdhëruar institucionet që t’i regjistrojnë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Sipas këtij vendimi të bërë publik, Gjykata Kushtetuese urdhëron Gjykatën Administrative të Apelit që të gjykojë dhe të vendosë brenda gjashtë muajve të ardhshëm kërkesën e Dëshmitarëve të Jehovait, të cilët pretendojnë se po presin gjykimin prej 31 majit 2022.
Pavarësisht se është kërkuar përshpejtimi i gjykimit, ata nuk janë dëgjuar. Nga aktet rezulton se Dëshmitarët e Jehovait pretendojnë se në fillim të vitit 2021, përmes postës, i kërkuan Këshillit të Ministrave nisjen e procedurave për një marrëveshje, në të cilën synohet të njihen nga Komiteti i Kulteve si bashkësi fetare në Shqipëri.
Paditësit shprehen se, në mungesë të një përgjigjeje, nisën betejën gjyqësore në qershorin e të njëjtit vit, me objekt detyrimin e shtetit për kthim përgjigjeje dhe për t’i regjistruar. Por, shkalla e parë administrative, në fund të vitit 2021, vendosi rrëzimin e kërkesës për kthim përgjigjeje, me arsyetimin se nuk ekzistonte një kërkesë e protokolluar e tillë.
Ndërsa për regjistrimin si komunitet fetar, nuk legjitimohej ngritja e padisë ndaj organit publik dhe, për këtë arsye, e pushoi çështjen. Me insistimin se po shkeleshin afatet, në këtë rast, ashtu siç po ndodh edhe me qindra shtetas të tjerë që po presin prej vitesh, paditësi iu drejtua Gjykatës së Lartë.
Kjo e fundit, duke kujtuar se vetëm gjyqtarja relatore kishte një ngarkesë prej 2450 çështjesh nën gjykim, deklaroi se Gjykata Administrative e Apelit gjendet në pamundësi për të përshpejtuar gjykimin. Meqë ka edhe fashikuj të tjerë që janë tejkaluar nga afati, Gjykata e Lartë shpalli se një përshpejtim i tillë do të kolapsonte akoma më shumë situatën.
Megjithatë, gjyqtarët kushtetues, duke iu referuar zvarritjes së gjykimeve, edhe për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi, përmendin se ligjvënësi ka për detyrë të marrë masa që gjykatat e të gjitha niveleve të funksionojnë normalisht. Ndërsa shpalli se edhe në rastin e Dëshmitarëve të Jehovait, sikurse edhe në rastet e paditësve të tjerë, është shkelur e drejta për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
Kjo është e disata herë që Gjykata Kushtetuese vëren shkelje të afatit për gjykim të rregullt. Më të zakonshmet janë paditë për largimet e padrejta nga puna
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd