Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 15:44

Tiranë: 26-vjeçari kapet me kokainë në automjet, arrestohet pas mesnate në Rinas

Një operacion antidrogë i koduar “Mesnata” është finalizuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, duke çuar në arrestimin e një 26-vjeçari i cili shpërndante doza kokaine në zona të ndryshme të kryeqytetit.

I riu, me iniciale I. Rr., u ndalua pas mesnate pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin e tij, u gjetën rreth 107 gram lëndë e dyshuar si kokainë – një pjesë e ndarë në doza gati për shitje – si dhe një shumë prej 3180 eurosh dhe 48 000 lekësh.

Sipas hetimeve paraprake, 26-vjeçari siguronte lëndën narkotike dhe më pas e shpërndante në Tiranë, raporton noa.al.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit