
11:37 | Bellingham beson te përmbysja e 3-0: Në fushën tonë ndodhin shpesh gjëra të çmendura, jemi ende gjallë
- 11:36 | Kandidati për deputet bën kallëzim në polici për shpërndarje të produkteve me qëllim ndikimin në votime
- 11:14 | Materazzi zbulon prapaskenën e pabesueshme: Para Botërorit të Gjermanisë isha pranë kalimit te Milani
- 11:12 | Sfida ndaj Barcelonës, Kovac tregon për Flick: Ishte asistenti im, tani do të sfidohemi në Champions
- 11:09 | ‘Bild’ çfarë gafe para Bayern Munich-Inter! ‘Fenomeni Inzaghi’ ia dha përgjigjen në mejdanin e blertë…
- 10:52 | Modric paralajmëron ‘topçinjtë’: Nëse ka një ekip që mund të përmbysë gjithçka, ai është Real Madridi
- 10:49 | Sa vota duhen për një deputet në zgjedhjet e 11 majit? Çfarë tregojnë shifrat dhe parashikimet?
- 10:37 | Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur
- 10:15 | ‘Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt’! Ambasadori britanik në KS: Serbia të japë llogari për Banjskën
- 10:09 | Zhdukja e 27-vjeçarit në mal në Has, skuadrat e kërkim-shpëtimit të Kosovës ndërpresin kërkimet
E rrahin dhe i rrëmbejnë makinën në garazh – ngjarje e rëndë në Tiranë
- Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
- Horoskopi i Brankos për të martën, 8 prill 2025
- Përsëritet tragjedia e Koçanit, shkon në 44 numri i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox – E mërkurë, 9 prill 2025
- Humb jetën në mënyrë të dhimbshme një burrë në Vlorë
- Horoskopi i plotë ditor nga Branko – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 9 prill 2025
- Vazhdojnë kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur në mal. I afërmi: Mori të atin dhe i tha se kishte thyer këmbën
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.
Më 16 korrik 1991 mbërriti për herë të parë në Shqipëri për të ringjallur besimin ortodoks pas 24 viteve errësirë ateiste, pasi regjimi komunist ndali praktikimin e fesë me ligj në vitet 1967-1991.
Ai u prit në Rinas nga një grup besimtarësh ortodoksë, por edhe dashamirës e klerikë të besimeve të tjera. Nga ajo ditë Hirësia e tij vijoi veprimtarinë plot sfida e të panjohura. Ardhja në Shqipëri ishte pjesa e tretë e tri periudhave të jetës
Në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptar, Anastas Janullatos u fronëzua më 2 gusht 1992, dhe ishte 63 vjeç duke i rezistuar protestave kundër, ashtu dhe referendumit të vitit 1994 ku qeveria e atëhershme futi në projektligj një nen që i ndalonte udhëheqësit fetarë me nënshtetësi të huaj të ushtronin detyra fetare. Me 6 nëntor Referendumi u rrëzua me votë popullore.
Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes.
Jeta e hershme
Anastas Janullatos lindi në 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë.
Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore ku Janullatos braktisi dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe vendosi të ndiqte teologjinë.
Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thonte: “Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin.“
Studimet
Më 1947 përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme dhe në vitin 1947, filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.
Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 – 1969 kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kërkime në Universitetin e Makereres, në Kampala – Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”.
Ishte Doktor Nderi i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës. Studioi fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam). Ka qenë profesor i Historisë së Feve (1972-92) dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1983-1986) B.D dhe Th.D (me nderimet më të larta) dhe sot është Profesor Emeritus i po të njëjtit Universitet. Ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë apo Doktor Nderi i Filozofisë, Th.D.h.c, DD hc PhD h.c nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali), Anëtar Korrespondent (1993-2005) dhe Anëtar Nderi (nga viti 2006) i Akademisë së Athinës.
Studimet Pasuniversitare
Histori e Feve, Etnologji, në Universitetet e Hamburgut dhe të Marburgut në Gjermani, (me bursë pasuniversitare të Institutit “Alexander von Humboldt Stiftung”). Ai studioi gjithashtu edhe fetë e botës, duke kryer udhëtime në vendet ku ato lulëzuan.
Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëronte gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht; lexonte në: latinisht, italisht, spanjisht, rusisht, shqip.
Shërbimi në Kishë
Luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Hierapostullimit Orthodhoks në botë (nga viti 1958). U hirotonis dhjak (1960); prift – arkimandrit (1964), Episkop i Andrusës (1972) me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë” (1972-91); Kryepiskop mëkëmbës (Kryepiskop në detyrë) i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit në Afrikën Lindore (1981-1990); Mitropolit i Andrusës dhe Ekzark Patriarkal në Shqipëri (1991-1992). Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë (qershor 1992 – 2025).
Veprimtaria sociale
Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Punonjësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim).
Veprimtaria ndërkishtare ndërkombëtare:
Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv për Misionarizmin Jashtë Vendit (1958-61) dhe Zëvendëspresident i Organizatës Ndërkombëtare të Rinisë Orthodhokse “Syndesmos” (1964-1977); Themelues dhe President i Qendrës Ndërorthodhokse Misionare “Porefthendes” (nga viti 1963).
Ai ka qenë anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për Misionarizmin të Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969), Sekretar për Kërkimin Misionar dhe Marrëdhëniet me Kishat Orthodhokse në KBK (Gjenevë 1969-1971).
Ka organizuar dhe drejtuar Qendrën për Studimet Misionare në Universitetin e Athinës (1971-1974) dhe Qendrën Ndër-Orthodhokse në Athinë të Kishës Orthodhokse të Greqisë (1971-1974). Si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë, ai promovoi programe teologjike, edukuese dhe botuese; në veçanti, zhvilloi sektorin e misioneve jashtë vendit. Në Afrikën Lindore (Kenia, Uganda, Tanzani), organizoi dhe zhvilloi misionet orthodhokse. Ai është vlerësuar si “Bamirës i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës”.
Kryepeshkopi mëkëmbës në Afrikë
Kryepeshkopi Anastas ka luajtur një rol udhëheqës në ripërtëritjen bashkëkohore të Apostullimit nëpër botë të Kishës Ortodokse. Për një dhjetëvjeçar 1981-91, ka punuar si lokum tenens (Krypeshkop mëkëmbës) i Krypeshkopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani). Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale “Krypeshkopi i Qipros Makarios”, që e drejtoi për dhjetë vjet; dorëzoi 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.
Kryepeshkopi i Shqipërisë
Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.
Si Kryepeshkop i Shqipërisë (1992 deri më 25 janar 2025), në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ringriti nga gërmadhat dhe zhvilloi më tej Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që mbi 2 dekada ishte e shpërbërë.
U riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë.
Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa.
Bashkë me veprën e rivitalizimit të Kishës Orthodhokse, u realizuan edhe programe inovative në sektorët e shëndetit, kujdesit social, edukimit, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Njëkohësisht, ai u përpoq për të ndihmuar në zbutjen e shumë tensioneve në Ballkan.
Në 2010 u vlerësua me medaljen "Gjergj Kastrioti – Skënderbeu" të Republikës së Shqipërisë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi
Ndërsa në vigjiljen e Krishlindjeve të 25 dhjetorit 2017, Një çerek shekulli pasi kishte ardhur në vendin tonë kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos mori nënshtetësinë shqiptare. Dekreti u firmos nga presidenti i atëhershëm Ilir Meta.
Veprimtaria ndërkishtare
U zgjodh vazhdimisht në pozicione të shquara në udhëheqjen e organizmave ndërkombëtarë: Moderator i Komitetit për Misionin dhe Ungjillëzimin Botëror (1984-1991) dhe i Konferencës së Misionarizmit dhe Ungjillëzimit Botëror në San Antonio Teksas (1989); anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë (2003-2010); Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009); President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013); President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006 e në vazhdim).
Vepra
Autor i 24 librave (kërkime për Fetë Afrikane, ese në Theologji dhe në Historinë e Misioneve, predikime etj.), ku përfshihen: Islami, një vështrim i përgjithshëm (16 botime), Historia e Feve- Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes, Globalizmi dhe Orthodhoksia, Hierapostullim në gjurmët e Krishtit, Deri në skajet e dheut, Bashkekzistenca, Në Shqipëri – Kryq dhe Ngjallje. Ka botuar mbi 200 ese dhe artikuj me tema teologjike e baritore. Studimet dhe artikujt e tij janë përkthyer në 17 gjuhë të huaja.
Nderime
U nderua me 27 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme, si: “Kryqi i Madh i Urdhrit të Nderit i Republikës së Greqisë” (1997); çmimi “Athenagora për të Drejtat e Njeriut” (Nju Jork, 2011); çmimi për “Kontributin e shquar për unitetin e popujve orthodhoksë” (Moskë, 2005); dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (Tiranë, 2010).
Kryepiskopi Anastas ishte njohës i thellë në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Kontributi i tij i rëndësishëm në Hierapostullimin e Krishterë, në Teologji dhe në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare është i njohur botërisht.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd