

"Një vend ku ndodhin gjëra të çmendura është shtëpia jonë, ‘Santiago Bernabeu’, kështu që çdo gjë mund të ndodhë". Jude Bellingham beson, vërtet nuk dorëzohet për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi pësoi një humbje të rëndë 3-0 në “Emirates Stadium” ndaj Arsenalit, në ndeshjen e parë çerekfinale, por numri 5 i “Los Blancos” është i bindur se mund ta përmbysin rezultatin, së bashku me shokët e tij të skuadrës, në ndeshjen e kthimit, pas një jave.
Kjo humbje ishte më e rënda që ka pësuar Real Madridi në një ndeshje eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve. Pas tronditjes së madhe në Londër, Bellingham u shpreh kështu: "Nuk ishim fare afër nivelit tonë të zakonshëm. Me paraqitjem që bëmë në total, duhet të ngushëllohemi që pësuam vetëm 3 gola… Mund të kishte shkuar edhe më keq për ne”.
Edhe pse shkoi kështu, mesfushori anglez beson se Real Madridi është ende “gjallë" në Ligën e Kampionëve, një kompeticion ku ka histori përmbysjesh të pabesueshme: "Na duhet diçka vërtet speciale, diçka vërtet e çmendur në kthim. Kemi edhe së paku 90 minuta futboll në këtë raund, teksa në ‘Bernabeu’ mund të ndodhë çdo gjë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





