Transmetuar më 09-04-2025, 10:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishaj të Hasit, ku 27-vjeçari A.LL ka humbur kontaktet dhe është zhdukur në mal. Pas njoftimit për ndihmë nga autoritetet shqiptare, Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit të Kosovës (ShKShMK) ka nisur menjëherë operacionin e kërkimit në zonën e dyshuar.

Skuadrat e ShKShMK, së bashku me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonës, kanë realizuar kërkime intensive në datat 7 dhe 8 prill 2025, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të gjejnë gjurmët e të riut.

Pas kësaj, ShKShMK ka vendosur të ndërpresë kërkimet për momentin, duke lënë operacionin të hapur deri në grumbullimin e informacioneve të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit