Transmetuar më 09-04-2025, 10:52

Luka Modric, mesfushori i Real Madridit, foli për “CBS Sport Golazo” pas disfatës 3-0 në “Emirates”, ndaj Arsenalit, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: “Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë nuk luajtëm keq. Ishim të organizuar mirë dhe i ndaluam mesfushorët e tyre mes linjave, si Odegaard dhe Rice. Në kundërsulm kishim raste të mira, por siç ju thashë, nuk ishte e lehtë”.

Për dopietën e Declan Rice: “Goli i parë në pjesën e dytë ishte fantastik, nuk e prisnim. Kur topi kalon jashtë murit mbrojtës… është e vështirë. Goli i dytë i tij ishte edhe më e pabesueshëm”.

Çfarë ndodhi me Realin pas golit të parë: “Ato dy gola na vranë. Humbëm ekuilibrin, nuk ishim kompaktë si në pjesën e parë. Arsenali ishte më i mirë, thjesht kaq. Nëse pëson dy gola nga loja është ndryshe, por dy gola nga goditje dënimi.

Sidoqoftë, ky është futbolli. E vështirë për t’u pranuar, por është kështu. Tani duhet të përgatitemi për një ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe të rikuperojmë besimin, sepse kemi dy humbje radhazi, kjo nuk ndodh shpesh te ne”.

Megjithatë, Modric nuk dorëzohet: “Duhet të rikuperohemi mirë, të fitojmë kundër Alavés dhe të marrim besim. Nëse ka një ekip që mund ta përmbysë disavantazhin 3-0 (ndaj Arsenalit, në çerekfinalen e kthimit), ai është Real Madridi. Nuk do të jetë e lehtë, por do të tentojmë me gjithçka”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit