Transmetuar më 09-04-2025, 11:36

Mat, 8 prill 2025 – Një kandidat për deputet ka depozituar kallëzim në Policinë e Matit, duke pretenduar se në fshatin Bushkash po shpërndaheshin produkte me qëllim ndikimin e votuesve.

Shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë dhe kandidat për Kuvendin e Shqipërisë, raportoi se persona të panjohur po shpërndanin produkte me një furgon, për të favorizuar subjekte politike të caktuara.

Menjëherë pas kallëzimit, Policia e Matit shoqëroi drejtuesin e automjetit, shtetasin F.L., së bashku me furgonin. Pas kontrollit dhe veprimeve hetimore, nuk u konstatuan sende apo veprime të kundërligjshme.

Ngjarja po trajtohet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit