Transmetuar më 09-04-2025, 09:52

DIVJAKË- Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes dy vëllzerve në Divjakë. Shkak i përplasjes fizike por edhe me armë dyshohet të jetë një pronë. Dy vëllezërit Shpëtim Konja e Zarif Konja mbrëmjes e djeshme u konfliktuan fillimisht me grushte, por më pas degjeneroi me përdorimin e armës.

Shpëtim Konja pasi është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i tij Astrit Godanci, ka marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Godancit.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale tek fuoristrada e njërit prej agresorëve. Shpëtim Konja është ndaluar nga policia ndërsa mbeten ende në arrati Zarif Konja dhe shoku i tij Astrit Godanci. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy personave të sipërpërmendur.

Divjakë

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale "Kanosja", "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës". Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N., 43 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka hyrë me mjet prerës (thikë) në dorë, në ambientet e një supermarketi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit