Nga Artan FUGA
Me nje te rene te lapsit, siç lexoj ne media, shtohen tri vite e tete muaj qe nje shqiptar duhet te punoje per te marre pension te plote. Qindra, miliona euro ne muaj te gelltitura vetem nga nje fraze. Qeveria e beri dhuraten e vitit te ri. Gezuar e per shume vjet! Na ngeli lafsha e gjelit ne fyt. Breza te tere ndjejne nje dore, qe iu germon xhepin. Iu rrofshin rritjet e pensioneve.
Qeveria gelltit vitet e punes, opozita ka halle te tjera, nuk merret me keto vogelsira, deputetet ende ne zijafetet kercimtare me rastin e vitit te vjeter, dhe me hallin e nje karrigeje me 2025, qe pastaj ta djegin, por pasi ta kene karrigen. Sindikatat inekzistente, prandaj jemi me siperore si civilizim se Italia, hallexhinjte kane kohe qe nuk dine shkrim e kendim te lexojne gazetat, rendesi ka:
Lufta ne Krime.
Çdo te behet me Tik Tokun.
A ka vajtur Meloni per darke ne Florida.
Fati i pensioneve te shqiptareve ne Zvicer, sukses yni, jo i Zvicres.
Sa here ne muaj duhet te paraqitet ne polici nje person per t’iu thene miremengjes, a e pite kafen sot?
Kush do te jete deputet ne zone, vendosur ne listat e mbyllura.
Deputetet ngrene rrogat dhe pensionet e tyre, njerezve iu ulen kontributet qe kane dhene.
Hajde politike e ekstremit te djathte, hajde! Ne Europe ka vite qe edhe per nje muaj te grabitur bien qeveri. Te ne bien gjethet e fikut ne dimer. Edhe e jema e Zeqos nga maja e thanes…
He, se harrova… A qau apo jo çuni i Parashqevise me koken nga xhami, kur takoi mamin?! Te qafsha m’i shege, – thone tironcit. Te mpire, te budallallepsur, skllever…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd