Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 10:47

Trajneri Sergio Conceicao, i intervistuar nga “Sky Sport”, analizoi barazimin 2-2 kundër Fiorentinës në "San Siro". Ja kritikat e tij për lojtarët, referuar gabimeve të shumta të bëra: “Pse në mbrojtje ka lojtarë që shkojnë përpara, të tjerë mbrapa dhe disa që qëndrojnë në vend? A është ky çmimi për të krijuar shumë raste për gol?

Ka disa gabime individuale, por jo vetëm në mbrojtje. Mendoj që skuadra ka bërë gabime që nuk janë shkaktuar nga kundërshtari. Ka disa sjellje që po përpiqemi t’i përmirësojmë. Edhe kundër Napolit, goli i pësuar ishte pak a shumë i njëjtë. Po punojmë për t’u përmirësuar.

Për mua nuk është e lehtë, janë sjellje të futbollit bazik, të shkollës së futbollit, që duhen mësuar që fëmijë. Gabojmë edhe shumë gola. Duhet ta gjejmë këtë ekuilibër, sepse krijojmë shumë. Qasja në ndeshje ishte e keqe, nuk ishte ajo që kishim përgatitur. Përgjegjës jam unë".

Tri përmbysje të plota dhe një thuajse përmbysje të Milanit me të në stol. A është zhgënjyese të shohësh dy pjesë kaq të ndryshme loje? Ja si përgjigjet trajneri portugez: "Flasim mes nesh, i përgatisim mirë ndeshjet. Djemtë më kanë dhënë sinjale shumë të mira në këto ditë.

Në ndeshjen kundër Interit, qasja ishte ndryshe. Për 90 minuta ishim të ekuilibruar në derbin e kupës. Sinqerisht, cilësia që kemi është një bashkim karakteristikash, që lojtarët duhet t’i kenë. Ky mentalitet, ky personalitet për të hyrë fort në ndeshje, për ta mbrojtur këtë fanellë, duhet të jetë gjithmonë i pranishëm".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit