Transmetuar më 07-04-2025, 10:17

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje".

Deputetja Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale. Kryemadhi duhet të paraqitet një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit