Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 10:37

Në ndeshjen që Barcelona barazoi 1-1 ndaj Betis Sevilla, MVP (lojtari më i mirë) ishte Gavi, i cili realizoi golin e avantazhit të përkohshëm për katalanasit në minutën e 10-të.

Në fund të ndeshjes, mesfushori foli për “Movistar Plus”, duke theksuar se mbeti me një ndjenjë keqardhjeje për mos shfrytëzimin e hapit fals të Real Madridit, i cili u mund nga Valencia me rezultatin 2-1: "Me një fitore do të ishim distancuar më tepër në renditje. Në fund të fundit, ky është futbolli, patëm raste që nuk ditëm si t’i shfrytëzonim. Largohemi me një barazim të hidhur".

Duke reflektuar mbi golin e pësuar nga një goditje standarde, Gavi shpjegoi se ishte mund të shmangej: "Absolutisht, e dinim që duhej të ishim të kujdesshëm. Kemi qenë shumë të mirë në goditjet standarte gjatë gjithë sezonit, Betis na shënoi në një mënyrë që mendoj se ishte e shmangshme. Janë gjëra që ndodhin, por duhet të përmirësohemi në këtë aspekt".

Sa iu përket vendimeve të arbitrit, mesfushori blaugrana nuk deshi të hynte në polemika: "Në fund, vendimet i takojnë arbitrit. Nuk mund të ndërhyjmë dhe çfarëdo që ata të vendosin, ashtu do të jetë".

Në fund foli edhe për përqafimin me Flick, i cili po i jep besim dhe më shumë qetësi: "E di sa shumë besim kanë tek unë trajneri dhe shokët e skuadrës. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit dhe ndjehem shumë i sigurt në këtë skuadër. Jam shumë i lumtur".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit