Transmetuar më 13-04-2025, 23:06

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të diel (13 prill) me pesë ndeshjet e radhës për raundin e 32-të. Gjithçka nisi në orën 12:30 me fitoren 2-0 të Atalantës kundër Bolognas, sfidë kjo direkte për zonën Champions. Kjo e dielë kulmoi në orën 20:45 kur nis derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës, teksa para ndeshjes pati përplasje mes tifozëve të Lazios dhe policisë. Në fushë skuadrat u ndanë në barazimin 1-1.

Në Bergamo vendasit e Atalantës fituan pa problem 2-0 kundër Bolognas, në një sfidë që mund të vendos shumë për skuadrën që do jetë në zonën Champions. Me Berat Gjimshitin në fushë për 90 minuta, zikaltërit e Gasperinit kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Retegui. Goleadori i Atalantës nuk gaboi dhe pasimin e Bellanovas e ndali në rrjetë. Për të "vulosur" tri pikët mendoi Pasalic në minutën e 21-të, që u asistua nga Retegui. Pas tre humbjeve radhazi Atalanta rigjen tri pikët dhe me 61 të tilla rimerr vendin e tretë, duke lënë Bolognan me 57 pikë në pozitën e pestë.

Në "Olimpico" derbi mes Lazios dhe Romës u mbyll 1-1. Sfida në fushë rezultoi të mbyllej në paqe, teksa jashtë stadiumit tifozët e Lazios u përleshën me policinë, nga ku mbetën 13 oficerë të lënduar. Sa i takon anës sportive, Roma vijon të jetë e pamposhtur për ndeshjen e 16-të radhazi në Serie A (11 fitore, 5 barazime). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e Romagnolit, që kaloi në epërsi Lazion që në minutën e 47-të. Duhej një perlë e Soule nga afro 30 metra që Roma të barazonte dhe të merrte një pikë me vlerë

Përplasja – Portat e stadiumit u hapën në 18:00, teksa në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe policisë. Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se tensionet u rritën në maksimum kur një grup i tifozëve të Lazios u përplas me policinë, me këta të fundit që u përgjigjën me topa uji, tymuese dhe forcë. U sekuestruar disa shkopinj dhe sende të forta.

Serie A, raundi 32:

E diel, 13 prill 2025

12:30 Atalanta 2-0 Bologna

15:00 Fiorentina 0-0 Parma

15:00 Verona 0-0 Genoa

18:00 Como 1-0 Torino

20:45 Lazio 1-1 Roma

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit