

Kjo javë është një udhëtim midis shpresës dhe vendimeve që presin të merren, midis pasioneve të reja dhe peshës së së shkuarës që kërkon sqarim.
Hëna, Marsi dhe Venusi ndikojnë fuqishëm në ritmin tonë emocional dhe hapin rrugë për përballje shpirtërore, çlirim dashurie dhe kapërcim sfidash.
Ja cilat janë shenjat që përfitojnë më shumë — dhe ato që duhet të ecin me kujdes:
3 shenjat më me fat të javës:
1. Luani
Rilindje e shkëlqyer për ty, Luan! Dielli të mbështet fuqishëm dhe të jep karizëm, pasion dhe vetëbesim. Në dashuri je në qendër të vëmendjes, në punë je udhëheqës. E mërkura është dita e artë – një dritare që hapet për sukses.
2. Ujori
Frymëzimi vjen si valë. Dashuria merr një kthesë shpirtërore, ndërsa në punë je krijues dhe origjinal. E enjtja është dita që sjell ndryshim, njohje apo hapje të re. Java jote është e guximshme, poetike dhe e lirë si era.
3. Shigjetari
Nisja është e ngadaltë, por fundi është madhështor. Në dashuri, entuziazmi rikthehet, dhe beqarët ndihen të gjallëruar. Projekte të rinj trokasin në punë, ndërsa Hëna të fal intuitë. Nga e enjtja deri të dielën, ke dritë jeshile për gjithçka.
—
3 shenjat që duhet të bëjnë kujdes:
1. Bricjapi
Java është sfiduese. Marsi sjell tension, në dashuri mund të ndihesh i tërhequr ose i ftohtë, ndërsa në punë has vështirësi. E marta është dita më e lodhshme. Mos forco gjërat – lër gjithçka të rrjedhë.
2. Demi
Marsi në kundërshtim të bën më të irrituar. Marrëdhëniet personale duan më shumë durim, ndërsa në punë më mirë të mos kërkosh më shumë se ç’është e nevojshme. E enjtja është dita me më shumë tension – fol më pak, dëgjo më shumë.
3. Peshqit
Hëna të ndikon fort dhe të bën të prekshëm ndaj gjithçkaje. Rrezikon të ngatërrosh ndjenjat me iluzionet. Në dashuri, kërko qartësi. Në punë, prit me durim. E hëna është më e rënduara, por fundjava të shëron. /noa.al
Horoskopi javor nga Paolo Fox, 14 deri më 20 Prill 2025. Të 12 shenjat e zodiakut

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





