

Bayern Munich po përgatitet për përballjen ndaj Interit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë të planifikuar të martën në orën 21:00 në Mynih.
Mesfushori gjerman Joshua Kimmich ka folur për ndjesitë e tij në prag të kësaj superndeshjeje: "Shumë thonë se jemi në disavantazh, pas gjithë këtyre dëmtimeve? Do të shohim. Fillimisht luajmë dhe pastaj shohim çfarë ndodh".
Më pas, duke folur për ndeshjen, mesfushori pranon se ende nuk e ka studiuar kundërshtarin dhe nuk mund të thotë me saktësi se çfarë loje e pret: "Është e vështirë të thuhet. Nuk kam parë shumë nga Interi këtë sezon.
Mendoj se tradicionalisht zikaltrit janë mbrojtur shumë mirë, kjo shihet edhe në Ligën e Kampionëve, ku kanë pësuar vetëm dy gola. Do të jetë e vështirë.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit kemi përballuar një kundërshtar që e dinim se nuk kishte pësuar shumë gola së fundi, por megjithatë i shënuam 3 gola. Edhe St.Pauli kishte pësuar shumë pak gola, por ne i shënuam tre. E dimë që mund të shënojmë kundër çdo mbrojtjeje në botë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd