
22:11 | Plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti
- 21:28 | Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
- 21:24 | Nesër hyjnë në fuqi tarifat e SHBA ndaj Europës, kundërpërgjigjet BE
- 20:40 | I arratisur nga drejtësia u tha se shkoi në Izrael, Dodik shfaqet në takim me Putinin në Moskë
- 20:37 | E rrihte gruaja, burri tërheq padinë: Isha i dehur ndaj
- 20:16 | Merr tjetër rrjedhë historia/ U tha se dorëzuan mbi 41 mijë euro të gjetura, kamerat e sigurisë kapin ‘mat’ çiftin irlandez. Paratë u vodhën
- 19:02 | Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te klanet mafioze, arrestohet truproja e kryeministrit së RMV
- 18:23 | NATO përforcon praninë në Kosovë
- 17:54 | “Lufta” për vota/ Zbardhet mesazhi i Ramës për kandidatët: Asnjë të mos hapë zyra përtej zonës së tij! Kryeministri “shkund” edhe “listën e mbyllur”…
- 16:58 | Në bllok kishte emrat e klientëve/ Nervozizmi gjatë kontrollit tradhton shqiptarin, i zbulohet kokaina në makinë dhe…
Horoskopi Mujor i Paolo Fox – Prill 2025 Çfarë të sjellin yjet në këtë muaj ndryshimesh?
- Horoskopi analitik javor i Paolo Fox – 31 Mars deri më 6 Prill 2025. Dashuria, puna dhe shëndeti për secilën shenjë
- Kjo është autostrada e re 70 km që pritet të lidhë Greqinë me Shqipërinë – Ja data kur do të përfundojë
- Aromë e rëndë në kufi – Çfarë fshihte makina që po linte Shqipërinë?
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e martë 1 prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 1 Prill 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes – Horoskopi i Susan Miller për 1 Prill 2025
- Fox: Ja cilat janë 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes sot më 1 prill
- Nën mbikëqyrje 24 orë në 24, por kërcënon FNSH-në, arrestohet 'i forti i Fierit'
- I riu zviceran plaçkit me dhunë një burrë te rruga e Barrikadave në Tiranë (VIDEO)
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë

Nga Lutfi DERVISHI
Në një vend europian, kur nuk mban fjalën, kërkon ndjesë. Kur kapesh gafil, mban përgjegjësi, nuk kërcen te premtimi tjetër, më i madh, më i bukur, më i parealizueshëm. Pasaporta europiane kërkon ndarje pushtetesh, jo një gravitet politik, ku çdo gjë rrotullohet rreth njëshit.
Ajo kërkon konkurrencë të lirë, jo kapitalizëm të emëruar me PPP dhe tenderë pa garë. Kërkon një sistem ku fiton kush është më i afti, jo kush është më afër. Pasaporta europiane nuk jepet për inspektime spektakolare, ku kryeministri dhe ministrat rreshtohen në kantier si në dokumentarët e dikurshëm të Kinostudios "Shqipëria e Re".
Ajo kërkon që 900 inspektimet e zhurmshme të Kryeministrit dhe ministrave të bëhen pa zhurmë nga AKU dhe inspektorate që e kanë për detyrë inspektimin. Europa kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, ku konkurrojnë partitë më njëra-tjetrën, jo administrata me opozitën.
Pasaporta europiane është për shtete që riciklojnë mbeturinat, jo premtimet. Për vende ku inceneratorët djegin plehra, jo fonde publike dhe prova ligjore. Por më shumë se kaq, pasaporta europiane kërkon standarde. Kërkon shkolla që edukojnë, jo që lëshojnë diploma. Rroga që të jetosh me dinjitet. Pensione që mbajnë gjallë, jo që të çojnë në borxh për ilaçe.
Drejtësi që jepet sa je gjallë, jo kur ke ndërruar jetë. Prona që mbrohen me ligj, jo që grabiten me vendim gjykate. Europa është hapësirë sigurie, lirie dhe drejtësie. Ne përafrohemi vetëm në një aspekt: në pozicionin gjeografik! Po, pasaporta europiane kërkon shumë. Më shumë sesa firmën e një kryeministri, më shumë se një ceremoni me flamur blu për sfond.
Të besosh se një copë letër me yje mund të zëvendësojë standardet që s’i kemi ndërtuar kurrë, është si të ngatërrosh barkodin me dinjitetin. Sepse në Shqipëri, nuk është problem të bëhesh europian në letër dhe në premtime, problemi është të sillesh si europian në përditshmëri. Dhe më e vështira nga të gjitha: Të qeverisësh si europian.
Passporta bën diferencë, por mendja, realiteti dhe mentaliteti edhe më shumë. Kur të dëgjosh për pasaportën europiane, kujtohu se: Nuk na mungojnë "letrat". Na mungon Europa në jetën e përditshme. Sepse Europa nuk është strehë, është standard. Dhe ai standard nuk stampohet, por ndërtohet. Europa është këtu. Ne nuk jemi atje.
Dhe për t’u ndërtuar, nuk kërkon mrekulli, magji, fantazi. Mjafton të mësojmë dhe ta ngulitim si "ves", vetëm një fjalë: Mirëqeverisje. Pastaj nuk do të na duhet pasaporta e BE. Do të mjaftojë karta identitetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd