Transmetuar më 12-12-2024, 19:21

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu. Bardhi u shpreh se Vengu ka marrë atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që ka bërë ai për Portin e Durrësit.

Ai më tej shtoi se Vengu është një ushtar i Troplinëve të Durrësit. Bardhi tha se ministri Vengu nuk është as më pak as më shumë se një zar. Sipas tij ministri është një zar si drejtor i portit të Durrësit u ka shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësit.

“Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit.

Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë,” tha Bardhi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit