Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 13:12

Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian për mandatin 2024–2029, vjen më 8 Prill në Tiranë.

Zonja Kallas ka njoftuar në axhendën zyrtare se do të ketë takime me z. Bajram Begaj, President i Shqipërisë; me z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë; me z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë; si dhe me z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

Po ashtu ajo ka njoftuar se do të mbajë një fjalim në Dialogun e parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen BE–Shqipëri.

Në axhendë është edhe një leksion në Europe House.

E më tej ajo priter të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje kredie me Bankën Evropiane të Investimeve.

Në gjithë këtë axhendë ku zonja Kallas gjen kohë edhe për leksione, nuk ka asnjë takim me opozitën e cila presupozohet të përfaqësojë të paktën gjysmën e shqiptarëve.

Kohët e fundit thuajse të gjithë zyrtarët evropianë që kanë ardhur në Shqipëri, kanë anashkaluar takimet me krerë të opozitës duke u mjaftuar të takohen vetëm me drejtuesit e të majtës në pushtet, një praktikë kjo që nuk ndodhte kurrë më parë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit