

I riu prej 4 ditësh është zhdukur në malin e Pashtrikut ndërsa kërkimet e mëparshme kanë rezultuar të pasuksesshme pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.
HAS- Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej 4 ditësh është zhdukur në malin e Pashtrikut ndërsa kërkimet e mëparshme kanë rezultuar të pasuksesshme pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.
Kërkimet për të riun vijojnë ndërsa janë angazhuar banorët e zonës, gjahatarë, policë dhe emergjencat civile të Hasit. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.
I riu nga fshati fshati Kishaj u largua që prej mëngjesit të 7 prillit nga banesa për të prerë dru në pyll. Në mesnatë 27-vjeçari gjatë telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej tre ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter e dron. Një ditë pas zhdukjes së tij u raportua se i riu u gjet i pajetë por lajmet u përgënjeshruan nga prefekti i Kukësit teksa theksoi se kërkimet vazhdojnë.
Terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë kanë vështirësuar punën dhe familjarët nuk kanë arritur të pikasin të riun. Kërkimet gjatë ditës së djeshme nuk ishin të suksesshme pasi nuk gjetën asnjë shenjë të tij dhe familjarët nuk kanë asnjë kontakt me riun.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





