

SHKODËR- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në segmentin kryesor të Shkodrës. Raportohet se ngjarja ka nodhur pranë urës së vjetër të Bunës. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një biçiklete.
Nga përplasja e makinës me biçikletën ka mbetur i plagosur një 79-vjeçar. I moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





