

Jo një, por dy “mjellma të zeza”, metaforë e dyfishtë që tregon një ngjarje të rrallë, të paparashikueshme dhe me pasoja të mëdha. Kështu, “The Guardian” lavdëroi paraqitjen e jashtëzakonshme të Declan Rice në çerekfinalen e Champions League ndaj Real Madridit, i mposhtur nga dy goditje dënimi spektakolare të mesfushorit të Arsenalit brenda pak më shumë se 10 minutash.
Ironia? Rice nuk kishte shënuar kurrë më parë asnjë gol nga goditja e dënimit në të gjithë karrierën e tij. Dhe tani është lojtari i parë në histori që realizon dy gola nga goditje dënimi në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
“Nuk ishte thjesht një rast i rrallë, ishin dy ‘mjellma të zeza’, që ndëshkuan Real Madridin, – shkruan “The Guardian”. – Brenda një kapsule marsiane, e shkruar nga majmunë daktilografë”.
Një natë që, sipas gazetës britanike, do ta ndryshojë rrjedhën e karrierës një lojtari që “papritur po luan me një dritë rreth vetes”.
Sipas BBC, vetëm tre lojtarë të tjerë kishin realizuar më parë dy gola nga goditjet e dënimit në një ndeshje të Champions League, por të gjithë në fazën e grupeve: Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Rivaldo. Askush, përveç Declan Rice, nuk e kishte arritur këtë në një ndeshje me eliminim direkt.
Një mbrëmje historike për lojtarin që po bëhet gjithnjë e më shumë simboli i një Arsenali që nuk ka më frikë nga askush.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





