Transmetuar më 10-04-2025, 12:55

ITALI- Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo në një intervistë ka rrëfyer takimin e zhvilluar me 23-vjeçarin Mark Antony Samson pak kohë pasi filipinasi kishte vrarë shqiptaren dhe hodhi trupin e e saj e hodhi në pyll brenda një valixheje. Shoqja e 22-vjeçares shqiptare u shpreh se një orë pasi hodhi trupin e Ilarias, Samson i foli asaj për problemet që po haste me ish të dashurën e tij. Ajo theksoi se me Ilaria ishin si motra dhe se jetonin bashkë.

“Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha Maria.

Më tej ajo ka treguar mesazhet që ka marrë në telefon nga Samson i cili shkruante sikur të ishte Ilaria. I riu kishte shkruajtur nga telefoni i shqiptares dhe i tregonte shoqes së saj se ka shkruar afër Napolit për tu takuar me një djalë që nuk e njihte më parë. Sipas saj mesazhet që shkruan 23-vjeçari dukeshin si të ishte Ilaria pasi ai e dinte njihte mirë ish të dashurën dhe mesazhet që ajo dërgonte.

“Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit