Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 13:29

Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nis këtë të hënë vizitën e saj të parë në Ballkanin Perëndimor.

Nga data 7 deri në 9 prill, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Bashkimi Europian njoftoi se gjatë qëndrimit të saj në Malin e Zi, ndalesa e saj e parë, zyrtarja e lartë do të takohet me presidentin Jakov Millatoviç, kryeministrin Millojko Spajiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Mali i Zi është shteti që ka avancuar më së shumti në rajon në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Më 8 prill, Kallas do të qëndrojë në Shqipëri ku do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

“Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”, thuhet në njoftimin e BE.

Në ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Kallas do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit