Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 17:58

Mbrëmjen e të dielës së 6 prillit, 43-vjeçari shqiptar Vladimir Topjana, u vra në Pordenone të Italisë, pas një konflikti të dhunshëm.

Autori i krimit, një shqiptar 30-vjeçar, e qëlloi tre herë me armë zjarri Topjanën, duke e vrarë para syve të kunatit të tij.

Menjëherë pas krimit, vrasësi është arratisur me një makinë tip “Audi” të bardhë.

Makina u ndalua në provincën e Trevisos, ku i dyshuari u arrestua së bashku me babain e tij që e shoqëronte.

Sipas hetimeve fillestare, debati mes Topjanës dhe autorit ka nisur në një lokal, gjatë transmetimit të një ndeshje futbolli.

Pas një debati të ashpër, Topjana dyshohet se ka kafshuar babanë e sulmuesit, duke i këputur veshin. Ky gjest shkaktoi dhunën dhe 30-vjeçari nxori armën dhe qëlloi dy herë 43-vjeçarin, njëra prej të cilave e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht arratisjes së të dyshuarit, autoritetet kanë mundur ta gjurmojnë dhe ta arrestojnë pas një kontrolli intensiv.

Ende po zbardhet motivi i vrasjes, por debati i dhunshëm duket se ka shkaktuar aktin fatal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit