Transmetuar më 13-04-2025, 12:39

Tiranë: Finalizohet operacioni "Suspend 1", kapen dy të rinj me armë zjarri dhe municion. Në kuadër të operacionit “Suspend 1” u arrestua Dejvi Naci dhe Albi Spahaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar "Suspend 1", duke goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit me qëllim shitjen. Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar dy shtetas, Dejvi Naçi 21 vjeç dhe Albi Spahaj, 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, dhe si pasojë e hetimeve të kryera me metoda proaktive, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak që dyshohet se 21-vjeçari e kishte për t’ia shitur në Tiranë.

Përveç 21-vjeçarit, u arrestua edhe një tjetër person, A. S., 24 vjeç, i cili u ndalua për moskallëzim krimi, pasi ai shoqëronte 21-vjeçarin dhe nuk raportoi aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit