Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 18:29

Një 27-vjeçar i zhdukur që prej pasdites së të dielës, është gjetur sot pa shenja jete në malin e Pashtrikut, midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike është gjetur edhe babai i tij, i cili kishte humbur gjatë kërkimeve në zonë.

Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar, por u ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë nisën kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike.

Fatkekqësisht, djali i tij u gjet pak çaste më pas, pa shenja jete.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit