Magazinë
Transmetuar më 22-11-2024, 12:44

Paul Pogba, mesfushori i liruar së fundmi nga Juventusi, e ka vlerësuar shumë Lamine Yamal, yllin e ri të Barcelonës dhe Spanjës, në një intervistë të cituar nga Fabrizio Romano:

"Është i ftohtë, është talenti më i mirë i ri në botë. Imagjinoni sikur të fitonte Champions-in këtë vit? Ai ka shkëlqyer gjatë Europianit dhe gjithashtu në fillimin e këtij sezoni. Është i ftohtë, një gjë fantastike për moshën e tij".

Mesfushori francez do të kërkojë një aventurë të re, pas ndarjes së parakohëshme me “Zonjën e Vjetër”, e cila bëri me dije para pak ditësh: "Juventus Futboll Klub dhe Paul Pogba komunikojnë se kanë rënë dakord me mirëkuptim të ndërsjellë për zgjidhjen e kontratës, duke filluar nga 30 nëntori 2024. Klubi dëshiron t’i urojë Paul më të mirën për të ardhmen e tij profesionale".

Pavarësisht dëshirës së Pogba për të luajtur sërish me Juventusin, pas pezullimit për doping, klubi vendosi të mos e përfshijë në planet e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit