Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 11:09

Durrës: Apartament i përshtatur për prostitucion, dy shtetase kineze në hetim – 6 shtetas shqiptarë procedohen

Një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, është zbuluar si vend i përdorur për ushtrimin e prostitucionit nga dy shtetase kineze, të cilat e kishin marrë me qira dhe e kishin përshtatur për këtë veprimtari.

Pas një hetimi dyjavor, janë proceduar penalisht 8 persona në total: dy gratë kineze dhe gjashtë shtetas shqiptarë që ndodheshin në banesë në momentin e ndërhyrjes, raporton noa.al.

Hetimet kanë zbuluar se dy gratë, të moshës 41 dhe 54 vjeçe, ushtronin prostitucion në ambientin e marrë me qira, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një rrjeti më të gjerë kriminal me origjinë kineze, që rekruton gra në Kinë dhe i sjell në Shqipëri për këtë qëllim.

Grupi u siguron akomodim dhe klientë përmes platformave online, duke organizuar aktivitetin përmes rrugëve të koduara digjitale.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar si prova materiale: 86.400 lekë dhe 440 euro, tre celularë, dy pasaporta, karta banke dhe karta telefoni.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e organizatorëve të këtij aktiviteti të strukturuar.

Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorë materialet për vijimin e procedurave ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit