Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 11:42

Në fund, rrugët e Thomas Müller dhe Bayern Munich do të ndahen në fund të sezonit. Pas Kupës së Botës për Klube, sulmuesi gjerman do të largohet nga bardhekuqtë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez përmes një komunikate në faqen zyrtare:

"Fitues i Kupës së Botës, dy herë fitues i tripletës, rekordmen në paraqitje. FC Bayern dhe Thomas Müller, 35 vjeç, kanë vendosur së bashku t’i japin fund një karriere unike, që ka zgjatur 25 vite dhe ka sjellë 33 trofe, këtë verë.

Müller, i lindur në Bavari, u bashkua me akademinë e FC Bayern në moshën 10-vjeçare, në verën e vitit 2000, përjetoi një zhvillim të pashembullt, bëri histori me klubin, fitoi gjithçka që mund të fitohej dhe u bë rekordmeni i paraqitjeve të klubit tonë me gjithsej 743 ndeshje zyrtare".

Kampionët rekordmenë të Gjermanisë do ta nderojnë karrierën madhështore të Müller, ndër të tjera, edhe me një ceremoni të veçantë. Po ashtu është rënë dakord që fituesi i dyfishtë i tripletës dhe kampioni i botës të luajë ndeshjet e tij të fundit me Bayern-in në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, e cila do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit