
13:29 | Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, vjen nesër në Shqipëri
- 13:26 | Kreu i Prokurimeve Publike dëshmon për 2 orë në SPAK
- 12:59 | Protestat për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë/ Zyra e Rregullatorit të Energjisë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj
- 12:17 | Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut
- 12:11 | Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë, ja kush komandohet në vend të tij
- 11:37 | Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
- 11:30 | Partnerja e tij spanjolle thyen heshtjen, bën deklaratën e fuqishme pas pafajësisë së Dani Alves
- 11:27 | Shakira shpjegon çfarë ndjen për Piqué, pas divorcit: Kam mësuar se mund të jesh i lumtur edhe me dhimbje…
- 10:52 | Largimi i Muller nga Bayerni, flet drejtori sportiv: Nuk kam qenë shumë i zgjuar në deklaratat e mia…
- 10:47 | Conceicao ‘ngel në klasë’ Milanin e tij: Na mungojnë gjëra që mësohen qysh në shkollat e futbollit
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Nga 1 Nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.
Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve aktuale sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës.
Ndryshimi i çmimit të energjisë për oraret e pikut te furrat e bukës mbështetet te pika 2 e Vendimit nr. 72, datë 15.04.2024 “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për kategorinë e klientëve “furra buke dhe/ose prodhim mielli”.
Pika 2 e vendimit, tashmë që ka hyrë në fuqi parashikon se çmimi i energjisë aktive në orar piku do të jetë, si: Kategoria I – Vetëm Furra Buke/Prodhim mielli që paguajnë 7.6 lekë/kWh në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 8.74 lekë/kWh.
Kategoria II – Furrë Buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri nga 9.5 lekë në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 10.93.
Kategoria III – Furre Buke, Produkte Mielli shoqëruese, Pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres) çmimi nga 12 lekë do të jetë në 13.8 lekë/kWh.
Sipas vendimit orari pik gjatë të cilit do të aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar në pik është: Për periudhën 1 Nëntor- 31 Mars nga ora 18:00-22:00. Për periudhën nga 1 Prill-31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.
Prodhuesit pohojnë se tashmë faturat ju kanë ardhur për faturim me dy fusha. Disa furra buke të kontaktuar nga Monitor pohuan se rritja e çmimit të energjisë orarin e pikut rrit detyrimin për faturën mujore të energjisë të paktën 18%. Sipas tyre nëse nis aplikimi pritet të ndikojë te çmimi i bukës.
Për rrjedhojë nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave nëpërmjet letrave dërguar ERE dhe OSHEE është kërkuar pezullimin e menjëhershëm i tarifës shtesë në oraret e pikut.
“Kohët e fundit në disa furra buke është aplikuar një tarifë shtesë e pagesës së energjisë në ( Oraret e Pikut). Reaguam ashpër me dy letra të nisura Kryetarit të ERE-së dhe Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së dhe për dijeni Ministres Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku .
Dje lidhur me këtë problem, Kryetari dhe N/Kryetari i Shoqatës bënë një takim me Administratorin e Përgjithshëm të OSHEE-së, Z. Enea Karakaci ku u kërkua pezullimi i menjëhershëm i tarifimit shtesë në “Oraret e Pikut ” për furrat e bukës. Në takim u mor përsipër trajtimi dhe zgjidhja i këtij problemi me institucionet përkatëse, si dhe u diskutua ecuria e deritanishme e sistemimit të furrave të bukës sipas fashave përkatëse”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.
Ndër të tjera vendimi i miratuar nga ERE në muajin prill 2024 vendosi aplikimin për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti i furrave të bukës.
Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh.
Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.
Më përpara, sipas vendimit të miratuar nga ERE në 2018, vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv paguanin një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh. Ndërsa për bizneset të në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar- kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë./Monitor
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
