

Shakira dhe Gerard Piqué e zyrtarizuan ndarjen e tyre më 4 qershor 2022, pas muajsh spekulimesh dhe thashethemesh. Edhe pse kanë kaluar disa vite që nga ndarja, tensioni ndërmjet tyre vazhdon, sidomos për shkak të vendimeve që duhet të marrin së bashku për fëmijët e tyre, Sasha dhe Milan.
Një nga polemikat e fundit ka shpërthyer kur këngëtarja kolumbiane filloi turneun e saj botëror "Las Mujeres Ya No Lloran". Ylli i pop-it nuk mund të qëndronte me fëmijët e saj në Miami për shkak të udhëtimeve të shumta. Fillimisht ishte menduar që ish-lojtari i Barcelonës të transferohej në Miami për t’u kujdesur për ta, por përfundimisht ata janë me këngëtaren gjatë gjithë turneut. Piqué do të udhëtojë në SHBA kur të mundet.
Tani, gjatë turneut të saj latino-amerikan, Shakira ka dhënë një intervistë për kanalin mexikan N+, ku ka folur me sinqeritet të plotë rreth marrëdhënies së saj me Piqué, mes shumë gjërash të tjera.
Pas tri vitesh ndarjeje, këngëtarja pranon se ende ndjen dhimbje: "Kam mësuar që mund të jesh i lumtur edhe me dhimbje, me një plagë që nuk shërohet". Ajo gjithashtu shpjegoi se "është si kur je në një festë dhe të dhembin këmbët, por prapë vazhdon të kërcesh".
Nga ana tjetër, Shakira shprehet se situata e saj sentimentale e ka ndihmuar të frymëzohet për projektet e reja muzikore: "Çdo njeri kërkon të rindërtohet në mënyrën e vet. E imja ishte shumë e bazuar në shkruarjen e këngëve, me to e hoqa një barrë të madhe mbi shpatulla. Të shkruarit për mua është një proces katarsik".
Gjithashtu, Shakira shpjegoi pse e quan veten një "ujk": "Të jesh ujk është të jesh një person besnik, një shok besnik, një nënë mbrojtëse, një grua ndërmarrëse, një grua punëtore".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd