Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 12:11

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i tij ka ardhur pas skandalit të raportuar të hedhjes në treg të mishit të pulës mes salmonelë dhe luleshtrydheve me pesticide. Në vendin e tij është komanduar si drejtoreshë, Alketa Hoxha.

Tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian (RASFF).

Sipas të dhënave të publikuara, një nga ngarkesat ka hyrë në Shqipëri më 1 prill dhe ka rezultuar me mbetje të pesticidit Clofentezine, një substancë që përdoret për luftimin e merimangave në bimë. Kjo substancë është e ndaluar në disa vende për shkak të toksicitetit të saj të lartë. Pak ditë më parë, AKU njoftoi se sasia e importuar nga Greqia ishte shitur e gjitha.

Një tjetër skandal i raportuar po ashtu pak ditë më parë ishte mishi i pulës i importuar nga Brazili. Më 11 mars të vitit në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Kjo mish dyshohet është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është gjetur që është gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.

Nga analizat e kryera në ISUV, tregohet se një sasi prej 27 ton mish pule ka rezultuar me salmonelë. Ndërkohë pas denoncimit të skandalit në media, ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU tha se ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës, për veprimet e mëtejshme të procedimit, për sa i përket elementeve të veprës penale për mosrespektimin e kritereve të informacionit të dhënies së informacionit. Në qendër të kësaj historie qëndron kompania Dimal Inc.

Nga të dhënat e mjekësisë, disa kompania nuk mori asnjë nismë për të pezulluar analizën e produktit deri në konfirmimin zyrtar të analizave. Mishi erdhi me probleme, u gjet me probleme dhe u shit në çdo rrjet ku kompania ka gjetur. Salmonela është një bakter që është helmim i rëndë i ushqimit, sidomos për fëmijët, të rriturit dhe personat me imunitet të dobët.

Ndërkohë më 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci. Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.

Për shkak se rezultuan me pesticide, disa muaj më parë 60 ton me mandarina që ishin destinuar për eksport në vendet e BE u kthyen mbrapsht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit