Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 13:45

Projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas po avancon.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se, “Tashmë jemi gati për të nisur punën për ndërtimin e godinave të reja të stacioneve përgjatë linjës hekurudhore”.

Balluku bëri të ditur se, hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas do të ketë 9 ndalesa, të cilat do të ofrojnë kushte moderne e komode për të gjithë udhëtarët.

“Puna po vijon, shumë shpejt një alternativë e re udhëtimi për të gjithë qytetarët më shpejt, më lirë dhe miqësore me mjedisin”, tha Balluku.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit