
12:17 | Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut
- 12:11 | Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë, ja kush komandohet në vend të tij
- 11:37 | Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
- 11:30 | Partnerja e tij spanjolle thyen heshtjen, bën deklaratën e fuqishme pas pafajësisë së Dani Alves
- 11:27 | Shakira shpjegon çfarë ndjen për Piqué, pas divorcit: Kam mësuar se mund të jesh i lumtur edhe me dhimbje…
- 10:52 | Largimi i Muller nga Bayerni, flet drejtori sportiv: Nuk kam qenë shumë i zgjuar në deklaratat e mia…
- 10:47 | Conceicao ‘ngel në klasë’ Milanin e tij: Na mungojnë gjëra që mësohen qysh në shkollat e futbollit
- 10:44 | Kimmich sfidon: Interi favorit? Do ta shohim, mund të shënojmë kundër çdo mbrojtjeje në botë
- 10:42 | Maignan justifikon sezonin zhgënjyes të Milanit: Nuk duhet t’ia vëmë fajin dikujt, gjëra të tilla ndodhin
- 10:37 | Gavi, sërish më i miri: Flick ka besim te unë, nuk më intereson çfarë thonë njerëzit
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Në Shqipëri, kirurgjia plastike nuk po përdoret më vetëm nga të pasurit dhe të famshmit. Në vend të kësaj, më shumë se kurrë më parë, procedurat janë të arritshme për këdo.
Madje shumë prej tyre ndahen publikisht edhe në mediat sociale.
Drejtuesit e klinikave pohojnë se rinoplastika vijon të kryesojë ndërhyrjet kirurgjikale në Shqipëri, si te femrat dhe te meshkujt.
“Në vend të parë për nga operacionet plastike mbetet rimodelimi i hundës.
Më pas vijnë operacionet që kryhen për ndryshimet në trup, si ato të gjoksit, barkut, liposuksioni, pra heqja e dhjamit, ndërhyrje për rënien nga pesha, dhe për këtë i referohem vendosjes së ballonit apo operacionit të ngushtimit të stomakut, me qëllim realizimin e asaj që dëshirojnë të gjithë njerëzit obezë, humbja e peshës”, pohon një mjekex Lida Hoxha.
Edhe doktor Balloma thotë se 80% të ndërhyrjeve estetike që kryhen në klinikën e tyre janë për rimodelimin e hundës.
“Rinoplastika vijon të kryesojë te ndërhyrjet estetike. Ndër më të preferuarat mbetet edhe ndërhyrja për tërheqjen e veshëve.
Ndërhyrja kirurgjikale lifting, për tërheqjen e lëkurës së fytyrës apo qafës, tashmë është mjaft e preferuar nga moshat mbi 50 vjeç. Kjo ndërhyrje bëhet një herë në jetë dhe efektet e saj zgjasin deri në katër vjet”.
Një klinikë tjetër thotë se rinoplastika mbetet ndër ndërhyrjet me numrin më të lartë, duke përfshirë grupmoshën nga 25 deri në 35 vjeç.
Zmadhimi i gjoksit është një tjetër ndërhyrje që preferohet nga femrat shqiptare, ndërsa nga meshkujt, më tepër është trapianti apo mbjellja e flokëve. Një teknikë kirurgjikale që mund të kryhet pas moshës 25- vjeçare.
Ndërsa operacionet për humbjen e peshës, sipas mjekes Lida Hoxha, rezultojnë me rritjen më të lartë krahasuar me vjet. “Operacionet për zvogëlimin e stomakut apo vendosja e balonit gastrik këtë vit janë rritur 30% më shumë.
Vjet ka pasur hezitim për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme.
Sivjet, pas rritjes së shpërndarjes së informacionit mjekësor për operacionet e obezitetit, është shtuar fluksi i kërkesës për këtë lloj ndërhyrje”.
Operacioni gastrik për humbjen e peshës mund të kryhet nga personat e moshës 18 deri në 65 vjeç.
Në mënyrë që një person të jetë një kandidat i përshtatshëm për kirurgji të stomakut, vlerat e indeksit të masës trupore (BMI) të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të jenë 35 vjeç e lart. Pas ndërhyrjes, individët zakonisht humbin rreth 70-80% të peshës së tepërt brenda 12-18 muajve.
Tendencat e operacioneve plastike, sipas grupmoshave
Për mjeken dermatologe dhe estetiste me përvojë profesionale mbi 20-vjeçare, zonjën Lida Hoxha, grupmosha 25 deri në 45 vjeç është ajo që kryen më tepër operacione plastike te popullsia shqiptare.
Te shtetasit e huaj, kufiri i moshës rritet nga 55 deri në 60 vjeç. “Të huajt kanë tjetër koncept për jetën. I kryejnë ndërhyrjet estetike, në atë moshë kur zonjat shqiptare heqin dorë prej tyre.”
Mjekët pohojnë se ka një tendencë në rritje të trajtimeve estetike me qëllim ruajtjen e natyralitetit dhe freskisë së pamjes.
“Ndërhyrjet e bëra në masë apo injeksionet filler dhe botox, gjithnjë e më shumë po i bëjnë gratë të duken sa më natyrale në pamjen e tyre. Trajtimet estetike kanë tendencë rritëse.
Kërkesa me rritje do të vijojë për shumë vite. Asnjëherë nuk do të zhduken këto trajtime, përveçse do të përsosen procedurat. Dëshira e njeriut për t’u dukur i bukur dhe i ri nuk zhduket asnjëherë. Këtë dëshirë e ka gjithkush”, nënvizon doktoreshë Lida Hoxha.
Procedurat e trajtimit estetik me botox dhe filler, janë mjaft të preferuara për t’u kryer në Shqipëri nga shtetasit italianë.
“Të avantazhuar edhe nga çmimet e lira të biletave të linjave ajrore, shumë shtetas italianë vijnë te ne vetëm për këto lloj trajtimesh estetike.
Mjaft të preferuara janë edhe shërbimet dentare nga shtetasit italianë, ku kompania jonë pritet të investojë së shpejti edhe për ofrimin e këtij shërbimi”.
Përveç ndërhyrjeve estetike, mjaft të kërkuara nga shtetasit e huaj, veçanërisht italianë mbeten edhe rregullimet dentare.
Edhe te ky shërbim, shkak i rritjes së kërkesës mbeten çmimet disa herë më të lira.
Nëse në Itali, për rregullimin e dhëmbëve me vendosje të implanteve dentare (pjesës së sipërme dhe të poshtme) kërkohen rreth 21 mijë euro, në Shqipëri ky shërbim ofrohet edhe me kosto deri në 5 mijë euro, gati 4 herë më e ulët.
Për mjekët e klinikave private të kirurgjisë estetike, rritja e kërkesës për turizmin dentar ka ndikuar pozitivisht edhe në tregun e operacioneve plastike, pasi shumë prej të huajve që vijnë për rregullimin e dhëmbëve, paralelisht dëshirojnë të kryejnë edhe ndërhyrje të tjera./Monitor.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
