Transmetuar më 18-01-2025, 08:50

Bota kuqezi po fillon ta njohë më mirë trajnerin Sergio Conceicao. Gjatë një konference për shtyp në prag të ndeshjes së madhe kundër Juventusit, trajneri i ri kuqezi foli edhe për zgjedhjen e tij për t’ia dhënë shiritin e kapitenit Mike Maignan:

"Kam parë që ka pasur polemika për shiritin e kapitenit, por për mua kjo nuk është e rëndësishme. Të gjithë duhet të flasin. Unë kam bërë zgjedhjen time, por ata nuk duhet të shqetësohen për këtë.

Mike duhet të shqetësohet të mos pësojë gola, pastaj ka edhe personalitetin e tij, që më pëlqen, sepse është një fitues. Theo po ashtu, ka kaluar një legjendë si Paolo Maldini dhe është lojtar i jashtëzakonshëm. Për mua është një kënaqësi t’i stërvis ata".

Pyetjes nëse e ka gjetur formulën sekrete për të pasur më shumë vazhdimësi nga Theo dhe Leao, portugezi i stolit kuqezi iu përgjigj: "Mendoj se kjo vazhdimësi lidhet gjithmonë me stërvitjet. Ata bëjnë rikuperim ditën pas ndeshjes, pastaj në ditën e dytë dhe në të tretën flasim për ndeshjen tjetër.

Kam folur me Leao, ai ka një aftësi të jashtëzakonshme në testet fizike. Ka tregues për këtë, mund të bëjë shumë më tepër në këtë nivel. Edhe unë punoj mbi këtë. Brenda lojës së tij, me siguri do t’i përmirësojë shifrat. Nuk dua që të jetë i kënaqur me 10 gola, duhet të synojë të shënojë 20 gola.

Ai e di se çfarë duhet të përmirësojë, kam folur me të. Tani është më e vështirë, sepse ka shumë ndeshje, por ai e ka kuptuar se ku duhet të përmirësohet dhe për mua ky është një fillim i mirë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit