
19:00 | Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- 18:38 | Skandal në Vlorë! Tifozët e Flamurtarit pushtojnë fushën dhe godasin trajnerin e Besës (VIDEO)
- 18:10 | Aksident në Korçë: Grua e plagosur rëndë, shoferi zhduket pa lënë gjurmë
- 17:11 | Kina njofton kundërmasa ndaj “tarifave reciproke”
- 17:01 | (EMRI) U kap me mbi 60 kg drogë, “Arrest shtëpie” shqiptarit në Itali
- 16:11 | Aksident i rëndë në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
- 15:44 | Kapen me kokainë pas mesnate në Rinas: Arrestohet 26-vjeçari që shpërndante drogë në Tiranë
- 15:32 | Përplasen dy makina/ Aksident në Durrës
- 15:05 | Gjesti-Jozit: Loredana ka qejf të rrijë me mua!
- 14:56 | Vendosin çadra buzë lumit/ Përshkallëzohet protesta e banorëve të luginës së Shushicës
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- Trump u hap dyert milionerëve për Amerikën, shet shtetësinë duke dhënë 'Kartën e Artë' për 5 milion USD
- Shkoi në shtëpinë e tij për ti kthyer rrobat pas ndarjes, filipinasi rrëfehet para hetuesve pse e vrau Ilaria Sulën
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!

Washington- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se vendimi për të ardhmen e aplikacionit TikTok do të varet nga ai. Më herët, Gjykata e Lartë amerikane vendosi ndalimin e rrjetit social në të gjithë territorin duke nisur nga kjo e diel, 19 janar 2025.
Trump nuk dha detaje se çfarë hapash do të ndërmerrte në adresimin e kësaj çështje.
“Në fund të fundit varet nga unë. Kështu që ju do të shihni se çfarë do të bëj”, tha Trump në një intervistë për CNN.
“Kongresi më ka dhënë vendimin e miratuar. Kështu që, unë do të marr një vendim”, deklaroi Trump.
Vendimi i Gjykatës
Gjykata e Lartë mbështeti të premten unanimisht ligjin federal që ndalon rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga e diela, nëse nuk shitet nga kompania e saj mëmë me seli në Kinë.
Gjykata vlerëson se rreziku për sigurinë kombëtare që vjen nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes për 170 milionë përdoruesit e këtij aplikacioni në Shtetet e Bashkuara.
Shitja e rrjetit TikTok nuk duket se mund të ndodhë së shpejti dhe megjithëse ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në fuqi më 19 janar, përdoruesit e rinj nuk do të mund ta shkarkojnë atë dhe përditësimet e aplikacionit do të bllokohen. Kjo përfundimisht do ta bëjë aplikacionin jofunksional, thuhet në materialet e paraqitura në gjykatë nga Departamenti i Drejtësisë.
Vendimi erdhi në sfondin e komenteve nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili u zotua se mund të negociojë për një zgjidhje dhe ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden ka sinjalizuar se nuk do ta zbatojë ligjin duke filluar nga e diela, dita e tij e fundit e plotë në detyrë.
Presidenti i zgjedhur Trump, i vetëdijshëm për popullaritetin e rrjetit TikTok dhe për 14.7 milionë ndjekësit e tij në këtë aplikacion, e gjen veten në anën e kundërt të argumentit të paraqitur nga senatorë të njohur republikanë, të cilët fajësojnë kompaninë kineze, që ka në pronësi rrjetin TikTok që nuk ka gjetur një blerës më parë.
Është e paqartë se cilat opsione janë të hapura për Trump, pasi ai të betohet si president të hënën.
Ligji lejon një pauzë 90-ditore të kufizimeve ndaj aplikacionit, nëse do të kishte përparim drejt shitjes, përpara se të hynte në fuqi.
Avokatja e shtetit Elizabeth Prelogar, e cila mbrojti ligjin në Gjykatën e Lartë në emër të administratës së Presidentit Biden, u tha gjykatësve javën e kaluar se është e pasigurt nëse perspektiva e një shitjeje pasi ligji të ketë hyrë në fuqi mund të mundësonte një afat 90-ditor për TikTok-un.
Gjatë dëgjimit të argumentave, një avokat i rrjetit TikTok dhe kompanisë mëmë kineze ByteDance Ltd., tha se do të ishte e vështirë të arrihej një marrëveshje shitjeje, në veçanti pasi ligji kinez kufizon shitjen e algoritmit që e ka bërë jashtëzakonisht të suksesshme këtë platformë të mediave sociale.
Aplikacioni u mundëson përdoruesve të shikojnë qindra video në gati gjysmë ore, sepse disa prej tyre zgjasin vetëm disa sekonda, thuhet në një padi të ngritur vitin e kaluar nga shteti Kentucky, ku akuzohet se TikTok-u është konceptuar për të krijuar ndërvarësi dhe për të dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve. Padi të ngjashme u ngritën nga mbi dymbëdhjetë shtete të tjera amerikane. Rrjeti TikTok i ka quajtur pretendimet të pasakta.
Mosmarrëveshja mbi lidhjet e TikTok-ut me Kinën mishëron konkurrencën gjeopolitike ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara se qeveria kineze mund të mbledhë një sasie të madhe të të dhënave të përdoruesve nga TikTok-u, përfshirë informacione të rëndësishme, që mund të merren nga qeveria kineze. Zyrtarët kanë paralajmëruar gjithashtu se algoritmi që përcakton përmbajtjen që përdoruesit shohin në aplikacion, është i ekspozuar ndaj manipulimit nga autoritetet kineze, të cilët mund ta përdorin atë për t’i dhënë trajtë përmbajtjes në platformë, në një mënyrë që është e vështirë për t’u zbuluar.
TikTok-u thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kanë paraqitur prova që Kina të jetë përpjekur të manipulojë përmbajtjen në platformën e saj amerikane, ose që të mbledhë të dhëna të përdoruesve amerikanë nëpërmjet TikTok-ut.
Legjislacioni u miratua me një shumicë dypartiake në Kongres dhe Presidenti Joe Biden e nënshkroi atë në muajin prill. Ligji ishte pika kulmore e një sage shumëvjeçare në Uashington rreth TikTok-ut, që qeveria amerikane e sheh si një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd