Transmetuar më 13-01-2025, 09:33

Kristan Asllani është vlerësuar si ndër më të mirët e Interit, më notën 6.5, nga media italiane, referuar ndeshjes së djeshme në transfertë ndaj Venezia: “Paraqitja katastrofale e Riadit është ende në sytë e tifozëve dhe rrit peshën specifike të pranisë së tij në ‘dhomën e kontrollit’. Rezultatet e së dielës japin arsye për të besuar akoma tek ai. Asllani bëri pothuajse gjithçka mirë, edhe kur lexoi lojën pa top. Epërsia e zikaltërve erdhi nga njëri prej pasimeve të tij të përpikta”.

Edhe trajneri Simone Inzagi e ka marrë në mbrojtje mesfushorin shqiptar, pas kritikave që ashpra që mori javën e kaluar, mbas finales së Superkupës Italiane: “Asllani është trajtuar shumë keq. Pas finales së Superkupës u fol dendur për të, u tha se ka luajtur keq, por ai qartësisht pësoi një faull gjatë golit të Milanit. Asllani mori goditje nga Morata, që ishte faull. E pashë mirë, goli i fitores së Milanit erdhi nga një faull ndaj tij. Asllani bëri mjaft mirë sot, gjithashtu”.

Vetë shqiptari i "dribloi" kritikat, tha se prej tyre mbylli edhe rrjetet sociale:

Si e përjetuat këtë ndeshje?

Jam mësuar, çdo herë flitet shumë për mua. Që nga hera e fundit, i kam fshirë të gjitha rrjetet sociale. Jam i lumtur që kam një grup djemsh që janë pranë meje dhe besojnë në mua.

Pas finales së Superkupës morët shumë kritika…

Mendoj se po, por nuk ka problem. Më mirë të më kritikojnë pasi jam mësuar me to. Ishte vetëm problemi për ta luajtur këtë ndeshje, jam i lumtur me 3 pikët.

Fitore e lindur menjëherë pas humbjes në Superkupë…

Ajo ndeshje na lëndoi, por kemi të tjera të rëndësishme përpara dhe ishte e drejtë ta harronim nga sot. Jemi të lumtur për fitoren, nuk gabuam dhe do të vazhdojmë kështu.

A mund të na tregoni për reagimin e grupit dhe si ju mbështeti?

Pashë besim të madh, jam me fat që kam një grup kaq afër meje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit