Magazinë
Transmetuar më 06-12-2024, 10:27

Donald Trump nuk deshi të mungonte në prezantimin e Botërorit për Klube, duke u shfaqur me një video-mesazh për të mirëpritur skuadrat pjesëmarrëse. Me stilin e tij karakteristik, presidenti i zgjedhur i SHBA shprehu entuziazëm për këtë ngjarje, të cilën e cilësoi si "një sukses të garantuar".

"Nuk munda të jem i pranishëm, por do ta ndjek me kujdes shortin. Është një nder që kjo garë zhvillohet në vendin tonë. Djali im e do futbollin, edhe pse nuk luan shumë mirë, por do të jetë i përfshirë. Do të jetë një ngjarje fantastike, argëtohuni dhe mirë se vini të gjithë", – deklaroi Trump menjëherë pas fjalimit hapës të Gianni Infantino.

Presidenti i FIFA-s më pas vuri në dukje rëndësinë historike të turneut, i cili përfaqëson një epokë të re për futbollin ndërkombëtar: "Ky është një moment gëzimi, por mbi të gjitha një moment bashkimi përmes futbollit.

Që nga viti 1930 ka pasur Kampionat Botëror për kombëtaret, ishte koha që edhe klubet të kishin një kompeticion të tillë. Fillon një epokë e re, një muaj garash duke nisur nga vera e vitit 2025, ku klubet dhe lojtarët më të mirë do të përballen për të ofruar spektaklin më të madh në botë".

Kreu i FIFA-s e cilëson turneun e ri si një "provë gjenerale" për Botërorin 2026.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit