PËRRENJAS- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon i policisë dhe një kamion. Sipas informacioneve furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës.
Më tej bëhet me dije se furgoni është përplasur me një kamion i cili ka përfunduar në kanal. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit të policisë së burgjeve ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pësuar dëmtime.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Librazhd-Qaf Thanë", automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd