Transmetuar më 23-11-2024, 15:20

Unë i dija shumë mirë qëllimet e Presidentit Putin. I ka shprehur gjithmonë si publikisht ashtu edhe në biseda konfidenciale. E dija që nuk kishim të bënim me një mik të Europës. Pyetja ishte vetëm si të reagonim. Përgjigja ime nuk ishte që të mos kisha më asnjë marrëdhënie me Putinin, por përkundrazi të përpiqesha të parandaloja pushtimin e Ukrainës përmes bisedimeve, ndonjëherë me shumë polemika, në të cilat nuk përdora asnjëherë lojëra fjalësh. Ka funksionuar për një farë kohëe Me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, situata ka ndryshuar rrënjësisht.

Gëzimi më i madh i jetës sime – fundi i Luftës së Ftohtë, rënia e Murit, ribashkimi gjerman dhe uniteti i Evropës – për Putinin, nga ana tjetër, lidhen me fatkeqësinë më të madhe të shekullit të 20-të, fundin e Bashkimit Sovjetik. Prandaj, pikëpamjet tona ishin diametralisht të kundërta.

Putini po përpiqej ta bënte Rusinë sërish një fuqi të madhe. Por ai nuk mundi ta bënte atë në nivel ekonomik, përmes mirëqenies për të gjithë. Në vend të kësaj ai u përpoq me metodat e mësuara në shërbimin sekret, KGB, përmes forcës ushtarake dhe nacionalizmit rus. Kaq shumë nga shpresat që kishim në vitin 1990, se Rusia do të merrte gradualisht rrugën e demokratizimit, nuk janë realizuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit