Transmetuar më 09-04-2025, 08:51

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martínez, foli për mikrofonat e “Sky Sport” pas ndeshjes së fituar kundër Bayern Munich 2-1, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Shënuat një gol të bukur…

Fitova një dyluftim, Marco më dha një top fantastik. Ishte një gol i bukur, që na shërbeu për të kaluar në avantazh.

Sa peshon kjo fitore?

Shumë, sidomos pas barazimit në Parma. Duhej ta tregonim veten, të reagonim. Kemi folur shumë, edhe në pjesën e parë duhej të bënim më mirë. Nëse duam të fitojmë, duhet ta lëmë pas atë që bëmë në Parma dhe të marrim atë që bëmë sonte. Ishte një ndeshje e plotë për intensitet dhe cilësi, me një fazë të shkëlqyer mbrojtëse ndaj një skuadre shumë të fortë. Jam i lumtur, djemtë edhe njëherë treguan se vlejnë shumë.

Çfarë ndeshjeje duhet të bëni në “San Siro”?

Të njëjtën si këtu, me të njëjtën cilësi dhe personalitet. Në pjesën e parë ua hoqëm shumë zotërimin e topit bavarezëve, prandaj edhe vuajtën. Duhet të rikuperohemi, sepse kemi shumë ndeshje përpara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit