Transmetuar më 09-04-2025, 08:55

Real Madridi u mposht 3-0 nga Arsenali në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Një mbrëmje negative për kampionët në fuqi të Europës. Trajneri italian i “Los Blancos” u shpreh për mediat pas disfatës së rëndë në “Emirattes”:

“Për një orë ishim mirë në fushë, pastaj paguam për golat e pësuar nga goditjet standarde dhe skuadra u rrëzua mendërisht. Është një humbje e rëndë, në pjesën e dytë të lojës nuk arritëm të bënim ato gjëra që funksionuan më parë. Përmbysja? Do të jetë shumë e vështirë, por duhet të provojmë nga minuta e parë deri në të fundit në çerekfinalen e kthimit, pas një jave”.

I pyetur se çfarë mungoi, Ancelotti nuk u tregua diplomatik: “Na mungoi futbolli. Skuadra u rrëzua mendërisht pas dy golave. Para atyre golave, ndeshja ishte e ekuilibruar, e menaxhonim mirë topin, ata nuk hynin shumë mes linjave, gjë që filluan ta bënin pas golit. Duhet të shikojmë përpara, të sakrifikohemi, të mendojmë çfarë mund të bëjmë dhe ta bëjmë të gjithë së bashku”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit