Transmetuar më 09-04-2025, 08:16

Humbja 2-1 në shtëpi, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, djeg shumë për bavarezët. Tashmë kualifikimi është vështirësuar shumë, me kthimin që do ta luajnë në “San Siro”, ku përmbysja, në kushtet e dëmtimeve të shumta, bëhet “malore” e fortë.

Vincent Kompany, trajneri belg i gjigantëve bavarezë, e analizoi kështu disfatën e të tijve ndaj Interit: "E nisëm mirë ndeshjen, dominuam në 30 minutat e para dhe mund të kishim shënuar 1 ose 2 gola, madje edhe më shumë.

Edhe në pjesën e dytë ishim përsëri dominues, krijuam raste, por në fund e dimë se Thomas (Müller) ka gjithmonë një rol të rëndësishëm. Kur hyri në fushë, gjeti golin e barazimit. Ne u përgatitëm maksimalisht për këtë ndeshje dhe çdo vendim që morëm ishte për arsye futbollistike.

Interi ishte shumë i fortë sot, neve na dëmtoi mungesa e Musiala. Me Guerreiron në pozicionin e tij donim të gjenim ekuilibrin e duhur. Na duhen të gjithë lojtarët për t’i arritur objektivat tona. Mendoj se Guerreiro bëri një paraqitje të mirë sot, ashtu si edhe Müller. Shumë lojtarë luajtën mirë, vetëm rezultati nuk ishte i drejtë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit